Marco Alonso nuk gjunjëzohet më kundër racizmit, tregon arsyen

Marco Alonso nuk gjunjëzohet më kundër racizmit, tregon arsyen

Mbrojtësi i Chelsea, Marcos Alonso ka marrë një vendim që të mos gjunjëzohet më kundër racizmit.

Që pas vrasjes së George Floyd dhe protestave ‘Black Lives Matter’, lojtarët e Premier League gjunjëzoheshin para çdo ndeshje, si shenjë lufte kundër racizmit.

Disa lojtarë ndërkohë refuzonin ta bënin një gjë të tillë, dhe i fundi që ka marrë një vendim të tillë është mbrojtësi i majtë i ‘Bluve’, Marcos Alonso.

“Jam plotësisht kundër racizmit dhe kundër çdo lloj diskriminimi, dhe vetëm preferoj të vendos gishtin te shenja kundër racizmit, siç bëjnë në disa sporte dhe vende tjera”, ka thënë Alonso, transmeton Periskopi.

“Preferoj ta bëj në këtë mënyrë, sigurisht, të them qartë se jam kundër racizmit dhe respektoj secilin”, shtoi spanjolli.

Alonso ka fituar vendin në formacionin startues të Tuchel, duke lënë në bankë një emër si Ben Chilwell. /Periskopi/

Shpërndaje në: