Marco Verratti dhe Ivan Perisic njëherë ishin ndëshkuar nga një ligj që as nuk e dinin se ekzistonte

Marco Verratti dhe Ivan Perisic njëherë ishin ndëshkuar nga një ligj që as nuk e dinin se ekzistonte

Është një rregull në futboll që ende i zë lojtarët, kohë pas kohe.

Më 2017, Marco Verratti i Paris Saint-Germainit dhe Ivan Perisici i Inter Milanit u ndëshkuan me të verdhë, pasi qëllimisht kthyen topin me kokë te portierët e tyre.

Gjatë një ndeshjeje në Ligue 1 kundër Nantesit, Verratti e pati topin në këmbë jashtë zonës së PSG-së dhe u shtri në duar dhe gjunj para se të kryente pasimin jo ortodoks, transmeton Periskopi.

Gjyqtari menjëherë vrapoi te mesfushori italian dhe nxori të verdhin.

Verratti dhe bashkëlojtarët e tij, poashtu edhe trajneri Unai Emery, u dukën të frustruar nga ky vendim.

Një muaj më vonë, Perisic fitoi të verdhin për një incident shumë të ngjashëm gjatë një ndeshjeje të Serie A mes Interit dhe Romës.

Në minutën e gjashtë të ndeshjes, Perisic e pati topin në zonën e vetë dhe e ngriti atë në ajër, para se t’ia pasonte me kokë portierit.

E njëjta gjë ndodhi. Gjyqtari vrapoi drejt Perisicit dhe ia tregoi të verdhin.

Ata qartazi nuk e kishin idenë se rregullorja e lojës thotë se futbollistët nuk lejohen të përdorin truke për ta ekspozuar Ligjin 12.

”Asnjë truk nuk duhet përdorur për ta ekspozuar amandamentin e Ligjit 12,” thuhet në rregullore.

“Një lojtar mund ta kalojë topin te portieri i tij duke përdorur kokën, gjoksin, gjurin, etj .; megjithatë, nëse, sipas mendimit të gjyqtarit, lojtari përdor një truk të qëllimshëm – të tilla si goditja e topit në kokë i shtrirë dhe drejtimi i tij te portieri ose gjunjëzimi dhe shtyrja e qëllimshme e topit te portieri me kokë ose gju – ai duhet të paralajmërohet për sjellje jo sportive.

“Nuk ka dallim nëse portieri e prek topin me duar ose jo; shkelja është kryer nga lojtari i cili kërkon të anashkalojë rregullin e ligjit.”

Shpërndaje në: