Marigona Geci akuzon rëndë PDK’në: Dy zyrtarë tuaj janë të dyshuar për vrasje të pasluftës

Marigona Geci akuzon rëndë PDK’në: Dy zyrtarë tuaj janë të dyshuar për vrasje të pasluftës

Deputetja e LDK’së, Marigona Geci, në seancën e jashtëzakonshme për Rimëkëmbjen Ekonomike, ka sqaruar pse e ka tërhequr nënshkrimin e saj për këtë seancë.

Geci madje ka akuzuar rëndë PDK’në duke thënë se sipas informacioneve të saj, dy zyrtarë të PDK’së janë të dyshuar për vrasje të pasluftes, përcjell Periskopi.

“Së pari dua ta njfotoj opinionin që unë jam pro votimit të Rimëkëmbjes Ekonomike. Tani dua ta bëj një sqarim për tërheqjen e nënshkrimit tim, që është bërë me 23 nëntor. Pse nuk ia bashkangjes nënshkrimin tim PDK’së? Nënshkrimin tim e kam tërhequr nga iniciativa e PDK’së, sepse e di saktë nga një aktakuzë se dy zyrtarë tuaj janë të dyshuar për vrasje të pasluftës. Jeni thirrur në emër të luftës, e ne si familjarë u dashka të frikësohemi e të mos kemi guxim”, tha ajo.

Ndërkaq, fjalimi i saj u ndalë nga kryesuesja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Ajo tha se Geci nuk është duke iu përmbajtur rregullores së Kuvendit./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: