Mariupol në rrezik nga shpërthimi i madh i kolerës

Mariupol në rrezik nga shpërthimi i madh i kolerës

Qyteti i Mariupol është në rrezik të një shpërthimi të madh kolere pasi Rusia lufton për të ofruar shërbime publike bazë për banorët e rajoneve që ka pushtuar në Ukrainë, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

“Ukraina pësoi një epidemi të madhe kolere në 1995 dhe ka përjetuar shpërthime të vogla që atëherë, veçanërisht rreth bregut të detit Azov – që përfshin Mariupolin”, tha ministria duke shtuar se raste të izoluara ishin raportuar në qytet që nga maji, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Shërbimet mjekësore në Mariupol ka të ngjarë tashmë pranë kolapsit: një shpërthim i madh kolere në Mariupol do ta përkeqësojë më tej këtë”, shtoi ministria.

Ministria tha gjithashtu se rajoni i pushtuar Kherson po përjetonte mungesë ilaçesh.

Kujtojmë se kolera është një sëmundje akute diarreike e shkaktuar nga infeksioni i zorrëve me bakteret “Vibrio cholerae”. Njerëzit mund të sëmuren kur gëlltisin ushqim ose ujë të kontaminuar me bakteret e kolerës.

Infeksioni është shpesh i butë ose pa simptoma, por ndonjëherë mund të jetë i rëndë dhe kërcënues për jetën.

Shpërndaje në: