Markoviq e krahason grusht-shtetin e FETA-s së Gulenit me luftën e UÇK-së
Lideri i Serbisë Unike, Dragan Markoviq Palma, deklaroi në Ankara se përpjekja për grusht-shtet i organizatës FETA të Gulenit është njësoj si ajo e UÇK-së në Serbi, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.
“Përpjekja për puç ishte akt terrorist i shkaktuar nga organizata terroriste FETA e Gulenit. Për ne FETA është njësoj si UÇK-ja në Kosovë e Metohi” citohet të ketë thënë ai.
Agjencia serbe e lajmeve Tanjug bën të ditur se Palma në Ankara ka pasur një varg takimesh me zyrtarë të lartë të Turqisë dhe me këtë rast është konstatuar se “ marrëdhëniet midis Serbisë e Turqisë asnjëherë s’kanë qenë më të mira”.
“Serbia dhe Tureqia asnjëherë nuk kanëç pasur marrëdhënie më të mira se sot, sidomos pas takimit të dy presidentëve, Aleksandar Vuçiqit dhe Rexhep Taip Erdoganit. Këtë ma kanë konfirmuar të gjithë bashkëbiseduesit e mi”, është shprehur Markoviq, transmeton Koha.net.



