Marquez lëndohet në stërvitje, mungon në Grand Prix të Portugalisë

Marquez lëndohet në stërvitje, mungon në Grand Prix të Portugalisë

Marc Marquez do të mungojë këtë vikend në Grand Prix të Algarve, në Portugali.

Spanjolli ka pësuar një aksident në stërvitjet e fundit dhe ka pësuar një tronditje, bëjnë të ditur raportimet e fundit, përcjell Periskopi.

Skuadra e Honda ka njoftuar po ashtu për lëndimin e kampionit, duke thënë se ai akoma nuk po ndihet mire.

“Pas disa ditëve pushim në shtëpi, duke parë se akoma nuk është mirë, sot Marquez ka ritestuar gjendjen e tij”.

“Si masë mbrojtëse, këtë vikend, Marquez nuk do të kontestojë Grand Prixin e Algarve”, thuhet në njoftim.

Gjashtë herë kampioni i botës në Moto GP nuk ka pasur një sezon të mirë, duke vuajtur nga lëndimi i pësuar në shpatull, si dhe lëndime të tjera që vinin kohë pas kohe, pas përplasjeve. /Periskopi/

Shpërndaje në: