“Marre iu qoftë, ma keni harru babën” – Visar Berisha reagon ndaj degës së LDK-së

“Marre iu qoftë, ma keni harru babën” – Visar Berisha reagon ndaj degës së LDK-së

Visar Berisha, djali i Kolë Berishës, ish-nënkryetarit të LDK-së e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës është hidhëruar në Degën e LDK-së së Klinës.

Ai në një postim të tij në facebook përveç se e ka quajtur “mevlud” shënimin e përvjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Klinë, ua ka parë për të madhe lidershipit të tashëm të kësaj dege që nuk e kanë ftuar dhe nuk e kanë përmendur fare emrin e Kolë Berishës, i cili, siç thotë Visari, “..baba një jetë e ka shkri për atë vend…”

 

 

Postimi i tij në facebook:

M’than se dega e LDKs n’Klinë paska mbajtur nje “mevlud” në perkujtim te themelimit te saj, keto dite.
Me fol ka del shpirti hiç skam noj qejf as kohe m’u marr me ta. Ski edhe pse. Cka flet njeri per ta, hajt?! As prekem gje nga veprimet e tyne. Por m’u dhimte baba. Nje jete e ka shkri per ate vend e kush le qe nuk e therret por as merr mundin me permend.
Une e di se nese nje elefant hyn ne dhome ska vend per tjeret. E di edhe se ska kush ta permend emnin, tash. Po baba hale s’e din. Hala mbane ymyt në ta.

Shpërndaje në: