‘Marre’: Seanca e Kuvendit me veteranët te dera, 3 momentet më interesante

‘Marre’: Seanca e Kuvendit me veteranët te dera, 3 momentet më interesante

Senaca e Kuvendit të Kosovës, ka filluar me përplasje e replika të ashpra mes pozitës e opozitës teksa veteranët e luftës së UÇK-së ndodheshin para derës së Kuvendit – për të kërkuar që të përfshihen në pagën minimale.

Me një fjalim befasues të deputetit Gani Krasniqi, ka nisur seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i Vetëvendosjes, foli e foli për luftën e UÇK-së, por nuk foli për veteranët. Kjo qe arsyeja që opozita reagoi sepse pasi priti mbi 2-3-4 minuta e i njohuri si deputeti baca Gani nuk e përmendi askund protestën, opozita thirri: ‘MARRE’.

Reagim më të madh, Krasniqi ngjalli kur pyeti se ‘a është Ramushi këtu’? E kishte fjalën për Ramush Haradinajn e AAK-së. Përgjigjen në pyetjen që bëri, nuk e dinim në atë moment, por ai pati një porosi për Haradinajn: ‘Mos na shaj’.

1.PDK bllokon foltoren

Partia Demokratike e Kosovës, pasi foli Rashit Qalaj i kësaj partie dhe tha se kjo seancë nuk ka kuptim sepse veteranët janë jashtë, më pas pamundësoi mbajtjen e seancës duke bllokuar folotren e Kuvendit.

2.LDK kërkon të trajtohen me urgjencë kërkesat e veteranëve

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, tha se qeveria duhet t’i trajtojë me urgjencë kërkesat e veteranëve. Ai kërkoi që të rritet edhe paga e veteranëve në kuadër të Ligjit të pagës minimale si dhe të mos përjashtohen veteranët nga fuqia punëtore në Kosovë.

3.AAK e quan të turpshme Qeverinë Kurti

Time Kadrijaj, deputete e AAK-së, mori fjalën dhe e quajti Kurtin me Qeveri të turpshme, duke thënë se ‘i ka detyruar veteranët të dalin në rrugë’. Pasi përfundoi fjalën edhe vetë Timja doli për t’iu bashkuar protestës së veteranëve.

Seanca është ndërprerë me thirrje e kryeparlamentarit Glauk Konjufca për mbledhje me shefat e grupeve parlamentare, për të vazhduar në orën 13:00 (por ende s’ka vazhduar)./Periskopi

Shpërndaje në: