‘Marre të koftë’ – Drejtori i Lutfi Hazirit i reagon ashpër Hotit pas fotos me Shalën

‘Marre të koftë’ – Drejtori i Lutfi Hazirit i reagon ashpër Hotit pas fotos me Shalën

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku nënkryetarin e LDK-së, Kujtim Shala.

“Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”, ka shkruar Hoti në fotografinë që me sa duket është realizuar kohë më parë, duke treguar kështu se është rreshtuar pëkrah Kujtim Shalës në garën për të parin e LDK-së.

Ky postim vjen një ditë pasi Kryesia e LDK-së ka caktuar 14 marsin ditën kur do të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie.

Rreshtimi i Hotit përkrah Kujtim Shalës ka prodhuar edhe reagime të shumta.

Burim Elezi, drejtor në Komunën e Gjilanit që udhëhiqet nga Haziri, i cili i ka reaguar ashpër Hotit.

“E ka pru Lidhjen ne 10% edhe del e na thote mirembrema. Dullo, marre duhet me t’ardhe. Unë edhe e di pse po e ban keta, ama Jo, Jo edhe Jo Dullo kurre Ti e soji Yt kryetar te LDK-se skeni me mujt me u bë. Marre t’koft per kete status. Marre, marre, marre!”, ka shkruar ai.

E ky postim i Elezit është pëlqyer edhe nga Florian Dushi, kandidat për deputet nga LDK-ja.

Ndryshe, Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi dje ka thënë se si datë orientuese për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së është caktuar 14 marsi.

“Sot kryetari në dorëheqje e ka ftuar mbledhjen e Kryesisë për Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të LDK-së. Kemi diskutuar për datën 14 mars kur pritet të jetë data për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për caktimin e kryetarit të ri. Ne kemi filluar përgatitjet për mbarëvajtjen e Kuvendit me 14 mars të këtij vitit”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka thënë se kandidatët vet do t’i shpallin vet kandidaturat e tyre.

 

Shpërndaje në: