Marrëveshja: Elektroseveri serb licencohet zyrtarisht në Kosovë

Marrëveshja: Elektroseveri serb licencohet zyrtarisht në Kosovë

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka aprovuar sot kërkesën për dhënie të licencës për furnizim me energji elektrike për “Elektrosever” për katër komunat veriore, bazuar në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Me pesë vota “për”, asnjë kundër, Bordi i ZRRE-së aprovoi dhënien e licencën për kompaninë “Elektrosever”.

Sipas ujdisë së miratuar të martën mes dy shteteve, energjinë elektrike në pjesën veriore të Kosovës do ta faturojë “Elektrosever D.O.O.”, një kompani e cila është pronë e shtetit serb.

“Elektrosever D.O.O” është një kompani e regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) më 2018, tregojnë të dhënat publike të Qeverisë së Kosovës, .

Bazuar në të dhënat e regjistrit të bizneseve në Kosovë, “Elektrosever D.O.O” është një kompani private, 100 për qind të aksioneve të së cilës i menaxhon ndërmarrja shtetërore e Serbisë, “JP Elektroprivreda Srbije”.

“JP Elektroprivreda Srbije”, me bazë në Beograd, është ndërmarrje publike e themeluar dhe e menaxhuar nga Qeveria e Serbisë.

Kësisoj, përmes kompanisë simotre të saj në Kosovë, e cila sipas Marrëveshjes së Brukselit do të licencohet për furnizim të energjisë elektrike në veri, ndërmarrja publike serbe do të implikohet në faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët në veri.

“Ne kemi kërkuar që kjo të bëhet në përputhje me marrëveshjen, përkatësisht të bëhet nga Elektrosever, që është simotër e EPS-it (Elektro Provreda Srbije)”, ka thënë të martën Lista Serbe në një njoftim për media.

Shpërndaje në: