Marrëveshja Kosovë-Serbi arrihet deri në fund të vitit

Marrëveshja Kosovë-Serbi arrihet deri në fund të vitit

Në letër ende asgjë nuk është vendosur.

Por politikanë të caktuar të Bashkimit Evropian,  kanë nisur  të flasin për një afat kohor se kur duhet të arrihet marrëveshja finale në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas një burimi të lartë diplomatik nga Brukseli, që i foli Klan Kosovës me kusht anonimiteti, ujdia finale, që është një ide për të cilën po flitet nga 5 janari, do të arrihet në fund të vitit.

Në këtë plan parashihet që Prishtina dhe Beogradi të pajtohen për një marrëveshje ku njohja e shtetit të Kosovës është thelbi i planit.

Ndërkaq për serbët e Kosovës planifikohet një autonomi të sofistikuar e quajtur “Ahtisaari Plus”.

 

Shpërndaje në: