Marrëveshja në Kongres me MCC – Edhe Rizvanolli në SHBA bashkë me Osmanin e Kurtin

Marrëveshja në Kongres me MCC – Edhe Rizvanolli në SHBA bashkë me Osmanin e Kurtin

Përveç Osmanit e Kurtit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shkojë edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Kështu ka njoftuar Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani Sadriu dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në komunikatë.

Gjatë kësaj vizite, do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

“Në këtë vizitë do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, për investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë.  Objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen. Objektiv tjetër i projektit është edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë”, thuhet në komunikatë.

Osmani dhe Kurti nisen në Amerikë për marrëveshjen e MCC-së

Shpërndaje në: