Marrëveshja për targat, Molliqaj: Kurti po fshihet pas faktorit ndërkombëtar për ta shfajësuar veten

Marrëveshja për targat, Molliqaj: Kurti po fshihet pas faktorit ndërkombëtar për ta shfajësuar veten

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është treguar korrekt me deklaratat e tij pas marrëveshjes që u arrit në Bruksel për targat.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka theksuar se Kurti pati deklaratë tjetër para Kuvendit të Kosovës dhe tjetër para mediave ndërkombëtare.

“Në parlament Kurti thuajse deklaroi se pati një dakordim, një marrëveshje më të mirë, ndërsa në media ndërkombëtare tha se ky ishte një kompromis, por e bëra se ambasadori amerikan pati informata më shumë se unë”.

“Tash, sa herë e provojmë të fshihemi pas faktorëve ndërkombëtarë kjo është për ta shfajësuar veten. Në Kuvendin e Kosovës nuk e pranoi se është kompromis, një ditë më vonë vetdeklaroi se është kompromis, dhe se kompromisin e bëra se ambasadori ka informata më shumë, për mua nuk është çështje se a ka apo nuk ka ambasadori informata, për mua është se pse po fshihesh pas ambasadorit”,ka thënë Molliqaj.

Shpërndaje në: