‘Marrja nën kontroll e Hënës’, Kina reagon pas paralajmërimit të NASA-s

‘Marrja nën kontroll e Hënës’, Kina reagon pas paralajmërimit të NASA-s

Kina e ka konsideruar shpifje paralajmërimin e shefit të NASA-s, Bill Nelson i cili tha se Pekini mund të ketë një kontroll më të madh në Hënë, si pjesë e një programi të saj ushtarak.

Zëdhënësi në Ministrinë e Jashtme kineze, Zhao Lijian tha se kjo nuk është hera e parë që Nelson injoron faktet dhe flet në mënyrë të papërgjegjshme për Kinën, shkruan Reuters.

“Kjo nuk është hera e parë që kreu i Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës në SHBA ka injoruar faktet dhe ka folur në mënyrë të papërgjegjshme për Kinën.

Pala amerikane ka ndërtuar vazhdimisht një fushatë shpifjeje kundër përpjekjeve normale dhe të arsyeshme të Kinës në hapësirë dhe Kina i kundërshton me vendosmëri këto komente të papërgjegjshme”, u shpreh ai.

NASA, sipas programit të saj Artemis, planifikon të dërgojë një mision me ekuipazh në orbitën e Hënës në vitin 2024 dhe të bëjë një ulje të ekuipazhit pranë polit jugor hënor deri në vitin 2025.

Ndërsa, Kina po planifikon misione pa ekuipazh në polin jugor të Hënës gjatë kësaj dekade.

Shpërndaje në: