Marseille refuzon të kthehet në fushë dhe humb pikët në tavolinë – gjyqtarët dhe Nice prisnin për kornerin

Marseille refuzon të kthehet në fushë dhe humb pikët në tavolinë – gjyqtarët dhe Nice prisnin për kornerin

Skuadra e Marseille ka vendosur të mos kthehet në fushën e blertë për vazhdimin e ndeshjes ndaj Nice.

Pasi Dimitri Payet u sulmua nga tifozët me një shishe, dhe atë shishe ua ktheu mbrapsht, tifozët vërshuan fushën dhe ndërpriten takimin, shkruan Periskopi.

Kur ndeshja ishte 1:0, lojtarët e Marseille u sulmuan nga tifozët e Nice dhe shkuan në dhomat e zhveshjes. Nga aty refuzuan të kthehen më.

Përkundër dhunës ndaj lojtarëve, gjyqtarët dolën në fushë, sikurse edhe lojtarët e Nice, por jo Marseille.

Kështu, teksa prisnin për ekzekutimin e kornerit, askush nuk dilte nga tuneli, nga skuadra e Marseille.

Gjyqtari dha shenjën sinjalizuese për fundin e ndeshjes dhe tashmë Marseille do të humb tri pikë në tavolinë, me rezultatin 3:0. /Periskopi/

Shpërndaje në: