Martin Odegaard dhuroi një prej asisteve më të mira që do të shihni ndonjëherë sa ishte te Sociedadi

Martin Odegaard dhuroi një prej asisteve më të mira që do të shihni ndonjëherë sa ishte te Sociedadi

Arsenali pritet të kompletojë transferimin e Martin Odegaardit nga Real Madridit me një marrëveshje gjashtë-mujore.

Ylli norvegjez ka pasur minutazh të vogël te ‘Los Blancos’ në sezonin 2020/21, pavarësisht faktit se shkëlqeu për Real Sociedadin një fushatë më herët, transmeton Periskopi.

Tek Arsenali, ai me shumë gjasë do të ketë më shumë hapësira në skuadrën e parë, marrë parasysh se Smith Roëe është mesfushori i vetëm kreativ në skuadër aktualisht.

Kujtojmë se norvegjezi ishte në flakë gjatë sezonit 2019/20 dhe një prej momenteve më të mira të tij padyshim se ishte asistimi i jashtëzakonshëm në fitoren 3-0 kundër Deportivo Alavesit.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: