Masakra që zgjoi botën

Masakra që zgjoi botën

Qetësia ka mbisunduar të premten në luginë dhe shpateve të fshatit të mbuluar nga dëbora. Krismat do të zgjonin të madh e të vogël të premten e 15 janarit 1999, kur toka e thatë do të njomej me gjakun 44 civilëve të masakruar në Reçak. Edhe tabelat bardhekaltër të rrugëve u ngjallin banorëve dhe vizitorëve kujtimet e tmerrit dhe krenarisë. “Baza e UÇK-së”, “10 Qershori” janë vetëm disa prej emërtimeve të rrugëve që gjarpërojnë shpatinave prej rrugës kryesore, “15 Janari”, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo përshkon luginën që merr formën e një hajmalie të përthyer teksa zgjatet në brendësi të fshatit. Reçaku do të rrokte brenda ditës vëmendjen e botës mbarë pas masakrës së kryer nga forcat e Slobodan Milosheviqit, që mediat ndërkombëtare do t’i referoheshin edhe si “Kasapi i Ballkanit”.

“15 Janari” degëzohet poshtë me “Uilliam Vokerin”, që lidh Shtimen me fshatrat që ishin bastioni rajonal i kryengritësve. Tabelat bardhekaltër ndodhen në shtyllën e hekurt të ngulur në cepin e djathtë të kthesës. Matanë rrugës, në tabelën më të madhe të verdhë, ngjitur për një muri oborri, njoftohet me shkronja të zeza se duhet të përshkohet edhe një kilometër për të mbërritur te Kompleksi Memorial.

Në shpatin përballë varrezave të fshatit në oborrin me pemë, prapa xhamisë, prehen trupat e 44 viktimave. Aty, ku kishte edhe shtëpinë, Isak Brahimi do ta shihte për herë të fundit të gjallë babanë Isak Brahimi, 62 vjeç. I biri, ushtar i UÇK-së, ishte kthyer nga Petrova me një bashkëluftëtar, me një “Opel Ascona” pasi panë se në pjesën tjetër të fshatit po hynte makineria serbe, ka rrëfyer të premten Brahimi para dyerve të oborrit, teksa po hiqte borën. Thotë se ora ishte rreth gjashtë e gjysmë e mëngjesit…

Shpërndaje në: