Masat e reja prej 3 janarit: Diaspora mund të vijnë në Kosovë të pavaksinuar për festat e fundvitit

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Republikës së Kosovës pritet që sot të marrë një sërë vendimet për masat antiCOVID-19, ndërsa ky thuhet të jetë propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Qeveria e Kosovës pritet që sot të marrë vendim në lidhje me masat antiCOVID.

Sipas propozimit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, të cilin e ka siguruar Telegrafi nga data 3 janar 2022, për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e certifikatës së vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19.Po ashtu, sipas propozimit të MSH-së, vazhdon kufizimi i lëvizjes nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

Por, dihet se shumica e pjesëtarëve të popullit tonë nga diaspora largohen nga Kosova.

Masat tjera, mbesin pothuajse të njëjta, përfshirë këtu edhe punën e gastronomisë që lejohet nga ora 05:00 deri në ora 23:00, ndërkaq muzika lejohet deri në ora 21:30.

Sipas këtij propozimi:“Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: 2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19; 2.2 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë; 2.3 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë). 3. Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia sipas pikës 2.1 të këtij Vendimi”, thuhet në propozim.