Masat: Policia inspekton në Pejë 61 lokale – mbyll tri sosh dhe gjobitë 73 qytetarë

Masat: Policia inspekton në Pejë 61 lokale – mbyll tri sosh dhe gjobitë 73 qytetarë

Policia asiston inspektorët e AVUK-ut, inspektohen lokalet ne zonën e Drejtorisë Rajonale Pejë

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Drejtoria Rajonale e  Policisë në Pejë, me angazhime të shtuara  është duke vazhduar me zbatimin  dhe implementimin e masave kundër Covid-19.

Në zbatim të masave dhe reagim  në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, gjatë vikendit, Policia e Drejtorisë Rajonale në Pejë, së bashku me inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë të Rajonit të Pejës.

Njësitet Policore së bashku ne inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar gjashtëdhjetë e një (61) lokale në këtë zonë.

Gjatë inspektimit janë mbyllur nga inspektorët tri (3) lokale, janë shqiptuar katër (4) gjoba për persona juridik, dhe shtatëdhjetë e tri (73) gjoba për persona fizik.

Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero.

Shpërndaje në: