MAShT-i akuzon VV-në për presion ndaj nxënësve

MAShT-i akuzon VV-në për presion ndaj nxënësve

Sipas një reagimi të MASHT, thuhet se në shtetin tonë demokratik e drejta e protestës dhe reagimit qytetar është e garantuar dhe secili mund t’i manifestojë shqetësimet dhe kërkesat e veta, por në një shoqëri dhe rend demokratik, subjektet politike duhet ta bëjnë diferencën dhe të mos i instrumentalizojnë nxënësit për hesape politike.

“Shkollat janë institucione të dijes dhe të edukimit dhe askush nuk ka të drejtë ligjore të abuzojë me nxënës”.

“Përfshirja e nxënësve në aktivitete të kësollojshme cënon të drejtat e fëmijëve dhe përbën shkelje të parimeve të Ligjit për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës dhe të konventave ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e ministrisë.

MAShT fton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe drejtorët e shkollave që t’i përkushtohen punës dhe misionit për mësim cilësor dhe vlera humane.

MASHT e fton “Lëvizjen Vetëvendosje” që të reflektojë në interes të nxënësve dhe të mos ushtrojë presion tek ta por, agjendat politike t’i adresojë dhe manifestojë në formë demokratike e institucionale./ lajmi.net

Shpërndaje në: