Maska e Diego Maradonës kundër koronavirusit ka shkuar viral në internet

Periskopi.com Sporti

Që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se përhapja e COVID-19 karakterizohet si pandemi, në gjithë vendet e botës filluan të aplikonin rregullat e vëna nga kjo organizatë.

Një nga rregullat që shumë studiues e krahasojnë dhe me vaksinën e koronavirusit është maska, e cila në shumë vende është e detyrueshme.

Dhe nisur nga kjo ajo është bërë si aksesor dhe në shumë raste ato kanë qenë shumë të veçanta siç është dhe rasti i ish-kampionit argjentinas Maradona.

Trajneri i Gimnasia është shfaqur në ndeshjen miqësore me San Lorenzo me një maskë transparente e cila ngjante më shumë si një kaskë.

Kjo paraqitje e tij tërhoqi vëmendjen e shumë media të cilët publikuan foto e mëposhtme.

Në fakt duke marrë parasysh dhe moshën e tij Maradona siç duket ka vendosur që të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Shpërndaje në: