Masterklasi i Simeones i papërballueshëm për Liverpoolin e Kloppit: Shpartallohen ‘Të Kuqtë’

Masterklasi i Simeones i papërballueshëm për Liverpoolin e Kloppit: Shpartallohen ‘Të Kuqtë’

Atletico Madridi ka regjistruar një fitore minimale, 1-0, por shumë të rëndësishme kundër Liverpoolit, në ndeshjen e parë të fazës së eleminimit direkt në Champions League.

Madrilenët përfunduan punën pas vetëm katër minutave lojë, me Saul Niguezin që shënoi për epërsinë e parë dhe të fundit, transmeton Periskopi.

Në vazhdim, Atletico u mbrojt me autobusë, me këmbë, me duar e me krejt qenien duke ruajtur epërsinë.

Sigurisht, jo gjithçka ka marrë fund për anglezët, pasi ndeshja e kthimit në “Anfield” do ta thotë fjalën e fundit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: