Matoshi: Albin Kurti po ia zgjatë jetën “Vëllazërisë Pronto”
Publicisti Halil Matoshi e ka komentuar fjalimin e sotëm të deputetit Albin Kurti në një tubim që Lëvizja Vetëvendosje mbajti te Salla e Kuqe.
Albin Kurti po lëshon deklarata luftënxitëse dhe në këtë mënyrë nuk mund të fitohen zgjedhjet, argumenton Matoshi. Turbonacionalizmi i Kurtit, sipas Matoshit, po ia zgjatë jetën, siç e quan ai, “Vëllazërisë Pronto”.
Matoshi ka shkruar në Facebook. Shkrimin e tij të plotë e sjellim më poshtë:
Albin, me retorika luftenxitese nuk fitohen zgjedhjet!
Te lutem Zotni i nderuem Kurti, te lutem shume, shmange kete turbonacionalizem, sepse me kete retorike ti po ua zgjate jeten “Vellaznise Pronto”!
Po cfar lufte me nji shtet qe tashma asht anetare e NATO-s Albin?
Dhe përgjegjësia më e madhe e aleancës është që të mbrojë territorin dhe popullatat e NATO-s.
Neni 5 i NATO-s thotë se një sulm mbi një anëtar është një sulm kundër të gjithëve.
Neni 5 është kërkuar vetëm një herë në historinë e NATO-s, më 12 shtator të vitit 2001, një ditë pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA.
Prandej Albin, ai Nen do te kerkohej edhe ne rast (qe une nuk e besoj) te nji konflikti me Malin e Zi.
Dhe Albin, mbaje mend, shtetet sovrane nuk luftojne ma me guerila (si ish UCK) po me ushtri te rregullta, te cilen Kosova nuk e ka!
Shtetet demokartike te integrueme ne BE dhe nATO, pra nuk luftojne fare me njana-tjetren!



