Matoshi Bushatit: Na lini rehat ‘bllokmena bij bllokmenash’

Matoshi Bushatit: Na lini rehat ‘bllokmena bij bllokmenash’

Shkrimit të radhës të autorit Andi Bushati i është përgjigur publicisti kosovar Halil Matoshi.

Bushati sot publikoi një tjetër shkrim me titull “Fanatikët e rremë të skuadrës së Kosovëës”, ku trajton temën e zhvendosjes së futbollistëve kosovarë nga kombëtarja shqiptare të përfaqësuesja e Kosovës në futboll.

Matoshi kërkon nga Bushati që “të na lënë rehat në lirinë tonë” derisa atë dhe bashkëmendimtarët e tij nga Tirana i quan “bllokmena” dhe i akuzon se të njëjtit nuk kanë guxuar ta çelin gojën kur Kosova ishte nën pushtimin serb.

Publikimi i plotë i Matoshit në Faceboook:

Bushat, please: Na lini rahat ne lirine tone!

Bushati dhe ‘bllokmena’ e bij bllokmenash ne Tirane, kur ishte Kosova nen pushtimin serb s’kane guxu me cel gojen per Kosoven dardane, se i kishin hanger n”Burrel 15 -20 n’kajmak;

E tash, kur Kosova u cliru ne aleancen e kosoavreve me NATO-n, e kane ba gojen qorape leshi!

Po i pengon qe Kosova doli nga fyti i “ujkut te stepave” dhe u ba e barabart si tana kombet e lira te botes…

Serbet thone ende: “Kosova – krahina jugore e Serbise”;

Ndersa disa shqiptar, si neoenveristat e VV-se (e nder ta edhe nji Bushatli) po thone: “Kosova krahine e Shqipnise”.

Madje vazhdojne mee fye atdheun e vetem te kosovareve, sepse po e ndjejne tek fryne uragani i quejtun Republika e Kosoves!

A ban gra e burra me na lane rahat ne lirine dhe hallet tona?

Shpërndaje në: