Matoshi dhe Spahiu e mbështesin Abdixhikun që refuzoi të takohet me presidentin shqiptar shkak i lokacionit

Matoshi dhe Spahiu e mbështesin Abdixhikun që refuzoi të takohet me presidentin shqiptar shkak i lokacionit

Dy analistët politikë, Halil Matoshi dhe Nexhmedin Spahiu i kanë dalë në mbrojtje kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikut, për vendimin që të mos takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj – shkak i lokacionit.

Abdixhiku kërkonte që takimi të zhvillohet brenda selisë së LDK-së, ndërkaq Begaj e ftoi Abdixhikun në Kuvend. Rrjedhimisht takimi nuk ndodhi.

 

“A mund të më tregojë dikush se çfarë problemi ka që një president shteti të takohet me liderin e një partie politike në selinë e asaj partie? Takohesh në një teren neutral vetëm atëherë kur ke probleme me konceptin e asaj partie”, ka shkruar Spahiu në Facebook, të mërkurën. “E pra Lumir Abdixhiku me plot të drejtë ka refuzuar takimin me presidentin e Shqipërisë në ambient “neutral”. Më afrohesh deri te gardhi I shtëpisë e nuk do të futesh në shtëpi…. e jo nuk është ky një qëndrim as vëllazëror e as miqësor”.

Ndërsa Halil Matoshi ka thënë të mërkurën se “Lumir Abdixhiku ka krenari”.

Pos tjerash ai refuzimin e të parit të LDK-së e ka lidhur edhe me demokracinë e kësaj partie politike.

“Nuk kam qenë kurrë anëtar i LDK-së, por për rajonin kjo parti asht shkollë e demokracisë”, ka shkruar ndër tjerash Matoshi në Facebook.

 

Por Abdixhiku ka marrë kritika për refuzimin e takimit me presidentin shqiptar shkak i lokacionit.

Kritikët thonë se më 19 maj Abdixhiku e ka takuar presidentin e Mait të Zi, Milo Gjukanoviq, në një hotel të Prishtinës.

Shpërndaje në: