Matoshi i përgjigjet Labit: Nuk më kuptove, bën mirë të angazhohesh në AKR

Matoshi i përgjigjet Labit: Nuk më kuptove, bën mirë të angazhohesh në AKR

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshi mbrëmë ka deklaruar se Qeveria aktuale është votuar me 61 vota dhe çdo votë e vetme ka një peshë të jashtëzakonisht të madhe, shkruan Periskopi.

Të dy deputetët e kësaj partie llogaritet të jenë Islam Pacolli dhe Labinot Tahiri.

Por për këtë me anë të një postim në Facebook, Labinot Tahiri ka akuzuar Matoshin dhe të gjithë në AKR, përveç Behgjet Pacollit siç ka thënë ai, se kanë punuar kundër tij. Tahiri po ashtu ka thënë se AKR ka vetëm një votë në Kuvend dhe se ai nuk është më deputet i tyre. Gjithashtu Matoshit i kishte thënë se nuk është nënkryetar i partisë AKR.

Në një prononcim për Periskopin, ministri Fatmir Matoshi, ka thënë se Labinot Tahiri nuk e ka kuptuar saktësisht deklaratën e tij dhe se ajo ka të bëjë me peshën e votave për ta mbajtur Qeverinë aktuale.

“Sado që ka deklaruar se e ka përcjellë me vëmendje atë intervistë, unë prapë dyshoj që nuk e ka kuptuar mirë se çka kam thënë në të. Deklarata ime ka pas të bëjë me peshën dhe rëndësinë e votave për ta mbajtur qeverinë aktuale, në këtë përbërje ka rëndësi të madhe edhe një votë e vetme, dy kanë më shumë rëndësi, sidoqoftë largimi eventual i Labit nga të qenit anëtar i AKR-së nuk do të ketë asnjë efekt në nivelin e përfaqësimit të AKR-së në qeverinë aktuale”, ka thënë Matoshi për Periskopin.

Ministri Matoshi, po ashtu ka thënë se Labi duhet të angzhohet në AKR dhe se askush nuk ka pasur tendenca ndaj ti

“Labi do të bënte mirë të angazhohej në struktura të AKR-së, sepse nuk qëndron se e gjithë partia ose dikush ka pasur tendenca ndaj tij, ose angazhimit të tij në subjekt. Në rast se vendos dhe përcaktohet për një rrugëtim tjetër, atëherë i dëshiroj suksese në angazhimet e reja”, shtoi më teje Matoshi.

Ndër të tjera, Matoshi tha se Labi është bazuar vetëm në shkrimet e portaleve dhe jo në deklaratën e tij dhe se ai nuk është nënkryetar, por kryetar i Kuvendit të AKR’së, e për të cilën pozitë e ka votuar edhe vet Labinot Tahiri.

“Po ashtu miku im Labi, duke u thirr në shkrime të portaleve dhe jo në deklarata të mia, është shqetësuar për faktin se më janë drejtuar me postin Nënkryetar i AKR-së, gjë që nuk është e saktë, sepse unë nuk jam njëri nga nënkryetarët e partisë, unë jam kryetari i vetëm i Kuvendit të AKR-së, pozitë për të cilën më ka votuar edhe vet Labi”, u shpreh Matoshi për Periskopin.

 

Shpërndaje në: