Matoshi ka një porosi të qartë për anikosovarët
Analisti i vendit Halil Matoshi ka një selam të qartë për të gjithë ‘antikosovarët’. “Fuck off” (pirdhuni) ishte porosia e tij ndaj a tyre që shprehin antipati ndaj popullit të Kosovës.
Me këtë ai ia ka bashkëngjitur postimit të tij edhe një fotografi në të cilën shihet se si në një protestë të mbajtur në Serbi në prillin e viti të kaluar, zyrtarë të partisë radikale serbe bashkë me Vojisllav Sheshelin dogjën flamurin e Kosovës në shenjë pakënaqësie për marrëveshjen e Brukselit në mes të Thaçit dhe Daçiqit. shkruan lajmi.net.
Ky postim i Matoshit vjen pasi kohët e fundit sidomos pas ndeshjes në mes të Kosovës dhe Finlandës javën e kaluar, në të cilën ditë po ashtu u zhvillua ndeshja në mes të Shqipërisë dhe Maqedonisë, ndeshje këto për kualifikim në botërorin që pritet të mbahet në Rusi më 2018, pati deklarime jo të këndshme për përfaqësuesen kosovare.
Ishte pikërisht mohimi i kësaj të fundit nga disa zyrtarë politikë dhe përkrahja e madhe që iu bë asaj të Shqipërisë që qoi në ofendim nga më të ndryshmet.
Debati shkoi gjithmonë duke u bërë më i ashpër. Madje edhe analistë nga Shqipëria mohuan përfaqësuesen kosovare duke i përkrahur deklaratat e zyrtarëve kosovarë të cilët “me dashje” nuk e kujtuan përfaqësuesen e Kosovës.




