Matoshi kërkon hetim të pavarur kombëtar për vdekjen e Deharit

Matoshi kërkon hetim të pavarur kombëtar për vdekjen e Deharit

Matoshi, në një postim në Facebook, shkruan se është i tronditur deri në lot nga ikja e dhunshme në amshim e Deharit. Matoshi thotë se një hetim i pavarur kombëtar duhet të nis menjëherë për t’u zbuluar e vëreta.

Komenti i plotë i Matoshit:

Vdekja e Astritit: Ni damkosje per shoqnine kosovare

Jam i tronditun deri n’lot nga ikja e dhunshme ne amshim e nji djali te ri dhe me gverr se ai vdiq ne burg – ne lirine e Kosoves – qe sigurisht, thelle ne shpirtin e tij e ka dashte, sepse ketu i ka pa andrrat dhe i ka perjetue gzimet e idhnimet dhe i ka projektu synimet!

Sa here vdes dikush njeriu si pjese e njerezimit zvogelohet, por me deke n’burg per shkak te politikes ne rrethana lirie asht dam i madh per ket shoqni qe nuk po rigjenerohet, qe po egersohet perdite, qe po bahet gjithni e ma agresive dhe e pashprese!

Te vret trishtimi kur pas Arbenit edhe vllau i dyte, Astriti i la prindet e familjen ne zi, e miqte te piklluem…

P.S.

Ni hetim i pavarun kombetar duhet te nise menihere per me u zbardh rrethanat e vetehelmimit per mos me lane hapesine me spekulu dhe per mos me i leju askujt qe ni vdekje shume tragjike me e perdor per mesymje politike.

Astrit u prehte ne paqe!

Familjes iu shtofte gajreti!

Shpërndaje në: