Matoshi: Kjo Qeveri e hajmalive nuk i beson shkencës sepse ka ardhë në pushtet përmes lajmeve te rrejshme

Matoshi: Kjo Qeveri e hajmalive nuk i beson shkencës sepse ka ardhë në pushtet përmes lajmeve te rrejshme

Gazetari Halil Matoshi ka kritikuar sërish Qeverinë Kurti rreth vaksinave anti-COVID, në këtë rast për refuzimin e tyre nga dy shtete evropiane.

Sipas Matoshit, kjo Qeveri nuk I beson shkencës por bestytnive.

 

Ja shkrimi i plotë:

Qeveri popullore dhe populli – Qeveri

Qeveria e Kosovës ka refuzu vaksina AstraZeneca donacion nga Republika Çeke dhe Polonia, sepse thjesht nuk ka besu në produktin e Oxfordit, tue qenë vet viktimë e konspiracioneve se kinse kjo vaksinë shkakton mpiksjen e gjakut!?

Kjo âsht Qeveri bestyte – t’bamesh e hajmalishë – që nuk i beson shkencës, sepse ka ardhë në pushtet përmes Fake Neës (lajmeve të rrejshme) dhe popullizmit.

Kjo âsht vërtet Qeveri popullore, kundër shkencore e që beson në komplote.

Ministri Arben Vitia dëshmoi plgështinë e sistemit kur tha se kishin dro se nuk mund të administroheshin dhe mund të skadonin!?

Dëshmi për këtë, pos refuzimit të këtyne donacioneve që e pranoi Vitia, âsht edhe mungesa totale e fushatës vetëdijësuese nga ana e Ministrisë dhe Institutit kombëtar të shëndetit publik,  që Astra Zeneca âsht ndër vaksinat ma efektive dhe e pranueme nga OBSH dhe Agjencia Evropiane e Barnave, sëkëndejmi Qeveria hodhi 133 mijë doza të kësaj vaksine sepse u skadoi afati i përdorimit.

Ndërsa tash e dhetë ditë, mesatarisht 30 familje në ditë qajnë të dashtunit e tyne t’dekun!?

Shpërndaje në: