Matoshi: Sami Lushtaku është hero dhe viktimë e kësaj shoqërie

Matoshi: Sami Lushtaku është hero dhe viktimë e kësaj shoqërie

Anëtari i AAK-së, Halil Matoshi nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka folur rreth lirimit të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku. Sipas tij, Lushtaku është hero dhe viktimë e kësaj shoqërie

“Ai del të jetë njëherësh edhe viktimë: Këtë e thotë me verdikt Gjykata Supreme e Kosovës, gjë që inkurajon të gjithë njerëzit që e duan drejtësinë për të marrë anën e viktimës, sepse si të mirëqena duhet marrë vetëm provat e mirëfillta shkencore në akëcilin rast penal dhe jo pandehmat apo perceptimin e ndonjë individi”, ka shkruar ai.

Statusi i plotë:

Sami Lushtaku është hero dhe viktimë e kësaj shoqërie

Shoqëria kosovare e ka përdorë Sami Lushtakun për interesa utilitare, – varësisht rrethanave politike – për mburrje gjatë dhe pas lufte dhe për monedhë kusuritjeje me drejtësinë ndërkombëtare pas lufte, përkatësisht pas pavarësimit të vendit.
Dhe Sami Lushtaku del të jetë njëherësh edhe viktimë: Këtë e thotë me verdikt Gjykata Supreme e Kosovës, gjë që inkurajon të gjithë njerëzit që e duan drejtësinë për të marrë anën e viktimës, sepse si të mirëqena duhet marrë vetëm provat e mirëfillta shkencore në akëcilin rast penal dhe jo pandehmat apo perceptimin e ndonjë individi!?
* * *
Unë nuk jam jurist, porse të gjithë miqtë e mi jurista më kanë thënë se Gjenerali i luftës Lushtaku është i persekutuar i gjykatave kosovare-ndërkombëtare!
I arrestuar dhe dënuar për një krim që as teoritikisht nuk është dëshmuar kurrë – sepse “i vrari” nuk ekzistuaka në asnjë regjistër civil me emër dhe mbiemër!???
Është kredo amerikane se më përpara tolerohet lirimi i 99 të fajshmëve se sa mbajtja në burg i një të pafajshmi.
Mirëpo në ShBA ka ndodhur që njeriu i pafajshëm, tash 60-vjeçar të lirohet pas 30 vjetësh burg. Ai ishte dënuar gabimisht për një krim në vitin 1982.
Burri që kaloi më shumë se tre dekada në burg është Keith Allen Harëard duke vuajtur për krimet që nuk i kishte kryer.
Ai është liruar vjet nga një institucion korrektues i Virxhinias.
Z. Harëard ishte dënuar gabimisht për vrasjen e Jesse Perron dhe përdhunimin e gruas së tij pranë një kantieri në Neëport Neës, Virxhinia, në vitin 1982, ku ishte vendosur si marinar.
Një roje e anijeve dëshmoi kundër Harëard.
Viktima femër, megjithatë, nuk e identifikoi atë si sulmues të saj, sipas Associated Press.
Gjykata e Lartë e Virxhinias vendosi më 2016 se prova e ADN-së ishte provë e pafajësisë për zotin Harëard.
Avokati i Steven Avery me mostrën e ADN-së e sfidoi rastin e prokurorisë
“Dikush duhet të paguajë për këtë.” – tha ai.
Mirëpo në rastin e kosovarit Lushtaku, askush nuk do të paguaj, sepse shumëkush ishte i involvuar në krijimin e një rasti nëbazë të përceptimit publik se Zoti Lushtaku ka kryer një krim, kurse viktima është inekzistent!?
Pra nuk dihet kush ishte!?
Dana Delger, një avokat me Projektin e pafajësisë së Z. Harëard ka paralajmëruar për prova të vjetruara dhe jo-shkencore të përdorura kundër të akuzuarit.
Mirëpo, ndonëse Gjeneral Lushtaku është liruar askush në Republikën e Kosovës, asnjë avokat, shkencëtar forenzike ose professor juridiku nuk u zotua se do të luftojë për satisfaksion moral, që të vërtetojë se prova jo-shjkencore janë përdor në procesin kundër luftëtarit të UÇK-së, Lushtaku!?
“Ne nuk kemi mësuar asgjë,” tha avokatja Delger, “nëse vazhdojmë të përdorim këtë dëshmi edhe pse e dimë se nuk ka bazë në shkencë”.
Ne si shoqëri nuk po mësojmë asgjë.
Prova të vjetruara në sensin e kriminologjisë, madje hamendësime po përdoren për t’i nënshtruar ish guerilët kosovarë.
Në shumë raste sipas komplotit serb të barazimit të krimeve duke e inkriminuar luiftën e drejtë për liri të popullit të Kosovës – konform të Memorandumit II të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, sipas të cilit shteti serb zotohet se do të fabrikojë prova kundër ushatrëve të UÇK-së për të balancuar krimet në Kosovë.
Në bazë të kësaj logjike të ndjekur nga drejtësia ndërkombëtare në Kosovë – dhe natyrisht me prova të fabrikuara nga Serbia – sivjet është perseekutuar për disa muaj syrgjynosjeje në Kolmar të Francës, komandanti tjetër i UÇK_së, Ramush Haradinaj, Kryeministri në ardhje i Republikës.
Jam i prirun të besoj se persekutimi në Kosovë i ish luftëtarëve të lirisë do të marr fund, sepse edhe bashkësia ndërkombëtare duket se po e kupton sherrin e Serbisë karshi Kosovës dhe njerëzve të saj.
Harëard është të paktën amerikani i 25-të që është dënuar ose paditur gabimisht bazuar në të paktën pjesërisht në provat periferike, sipas Projektit të Pafajësisë.
Në Kosovë me prova joshkencore e të paqendrueshme nën presionin e politikës (shpesh me një dëshmitar) arrestohen e mbahen në burg disa nga komandantët e UÇK-s, ndër ta edhe vëllëzërit Kiçina, Demak dhe ish shefi i gjeneralshtabit Sylejman Selimi.
Jam nga ta që me vëndosmëri kërkoj të vendoste drejtësia, porse një drejtësi sipas kredos të kudovlershme: Më mire të lirohen 99 fajtor se të dënohet (e t’i shkatrrohet jeta) një të pafajshmi!
Në rastin kosovar, të gjithë jursitët me të cilët kam kontaktuar si gazetar e opinionist më kanë folur për persekutim politik nën maskën e drejtësisë, sidomos të Sami Lushtakut, Sylejman Selimit dhe të Fatmir Limajt!
Prokuroria duhet të marrë përgjegjësinë. Të paguaj!
Nëse jo për Lushtakun që të mos ndodh ndonjë “Rast Harëard” kosovar që do të vuante 30 vjet për krimin e pabërë!?
Mirseerdhe në liri Sami Lushtaku!
Unë besoj në verdiktin e gjykatës, sepse me mosbesim e dyshime të ngrehura sipas perceptimeve nuk vendoset shteti i të drejtës.
Besoj se liria jote paraqet shpresë për drejtësinë kosovare, që të mos shfaqet kurrë mes nesh një Keith Allen Harëard!
Prandej e miratoj aktin kalorësiak – vizitën e gjeneralit të luftës dhe Kryeministrit në ardhje, Ramush Haradinajt në odën e Lushtakëve.
A u kujtohet koha jo e largët kur mburreshim me U Ç K-në dhe luftëtarët e saj dhe brohorisnim: ”Ëe are KLA” (Ne jemi U Ç K)
Çfarë ndodhi ndërkohë?
Sipas tipologjisë se “tjetri është armiku” U Ç K e vërtetë mbetën vetëm të barrikaduarit në “anën tone” – në partinë tonë – në akcilin krah, të paqes a të luftës, të LPK-së apo të LDK-së, të PDK-së apo të AAK-së…
E padrejtë historikisht, pa etikë politike dhe e ultë moralisht!
hm

Shpërndaje në: