Matoshi: Stop “milicisë së moralit” të Vetëvendosjes nëpër komuna

Matoshi: Stop “milicisë së moralit” të Vetëvendosjes nëpër komuna

Publicisti Halil Matoshi ka reaguar sërish për vendimin e kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni për shkurtimin e orarit të punës në Ramazan.

Matoshi thotë se lidhur me këtë vendim duhet të reagojë Ministria e Pushtetit Lokal në mbrojtje të kushtetueshmërisë.

“Vendimet e tilla për shkelje të parimit të laicitetit të shtetit mund të sfidohet edhe nga Avokati i Popullit”, shkruan ai.

“Ritheksoj se mbrojtja e parimit të laicitetit të shtetit (Neni 8 i Kushtetutës) nuk e mohon të drejtën e besimit që garantohet me Kushtetutë (Nenet 38 dhe 39) dhe nuk âsht kundër besimtarëve, por në thelb i mbron ata nga arbitrariteti i pushtetit dhe manipulimi me sfond politik”, shprehet ai.

Reagimi i tij i plotë:

Shpërndaje në: