Matoshi: Tërnava lë t’i kqyrë punët e veta, feja s’guxon me u përzi në shtet

Matoshi: Tërnava lë t’i kqyrë punët e veta, feja  s’guxon me u përzi në shtet

Gazetari Halil Matoshi ka komentuar konferencën e kryemyftiut Naim Tërnava teksa bëri thirrje që mësimi të nisë e të ndërprehet greva.

Matoshi shkruan se feja nuk guxon të përzihet në punët e shtetit.

Postimi i plotë:

Feja s’guxon me u përzi në punët e shtetit!

Me Nenin 8 të Kushtetutës së Kosovës sanksionohet laiciteti dhe neutraliteti i shtetit, pra mospërfshirja e fesë në çështjet politike.

Sëkëndejmi tendenca e Kryeimamit Naim Tërmava me u përzi në punët e shtetit, kinse si ndërmjetës (Qeverisë si punëdhsnëse dhe Sindikatave si Asociacion i punëmarrësve, mësuesve) âsht akt kundërkushtetues, abuziv dhe i papranueshëm.

Tërnava lë t’i kqyrë punët e veta!

 

 

 

Shpërndaje në: