Matoshi tregon qëllimin e BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë
Kjo po bëhet që të mos shpërndahen retorika nxitëse sipas Matoshit.
“Për sa i përket heshtjes, duket që vet zyra e zonjës Mogherini i ka obliguar palët që të mos japin deklarata për media, që të mos shpërndajnë retorika nxitëse, të cilët mund të helmojnë praktikisht gjendjen e tensionuar edhe ashtu ndërmjet dy shteteve”, tha ai.
Matoshi duke e komentuar pjesëmarrjen e presidentëve Thaçi dhe Nikoliq, në këtë takim, tha se ideja është që të ulën tensionet në terren.
“Unë mendojë që Brukseli zyrtar, përkatësisht zonja Mogherini i ka thirrur palët në Bruksel, përkatësisht në nivel të kryetarëve të shteteve dhe të kryeministrave që t`i ulin tensionet në terren, që mos të nxisin retorikë nacionaliste, dhunë tek qytetarët e rëndomë”, thotë Matoshi.
Megjithatë, sipas tij, Brukseli e di që dialogu objektivisht është i vdekur.
“Prandaj për momentin vetëm po synon që palët t`i mbajë bashkë, d.m.th që të mos i lejojë, apo t`i pengojë për të shpërndarë mesazhe të dhunshme në vendin e tyre, përkatësisht për përdorim të brendshëm është pasi që dihet se palët nuk kanë mbërri ndonjë rezolutë deri më tash të kënaqshëm. Për momentin BE-së i mjafton që vetëm të mos ketë konflikt”, tha Matoshi për GazetaBlic.
Në lidhje me heshtjen e dy presidentëve, të Kosovës dhe atij të Serbisë, GazetaBlic ka raportuar edhe më parë, ku nga burime të saj ka marrë vesh që konkretisht Mogherini ajo që ka urdhëruar këtë heshtje.
Raundi i ri i takimeve Kosovë – Serbi në nivel presidentësh filloi pas tensioneve që u ngritën pas ndërtimit të murit në veri, arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj bazuar në një flet arrest të lëshuar nga institucionet serbe më 2004, dhe sidomos pas tentimit të hyrjes së trenit ilegal në Kosovë.



