Matthijs de Ligt tregon se kush i tha të shkonte te Bayerni

Matthijs de Ligt tregon se kush i tha të shkonte te Bayerni

Matthijs de Ligt, i cili përfundoi një transferim prej 67 milionë eurosh nga Juventus te Bayern Munich dje, zbuloi se Louis Van Gaal rekomandoi kalimin në Bavari.

Mbrojtësi 23-vjeçar holandez nënshkroi dje një kontratë pesëvjeçare me gjigantët e Bundesligës, duke përfunduar një transferim me vlerë 77 milionë euro.

Duke folur për Bild, De Ligt zbuloi se ai foli për të ardhmen e tij me Van Gaal në fillim të verës, kur lindi ideja për t’u bashkuar me Bayernin.

“Në fillim të verës diskutova të ardhmen time me Van Gaalin dhe ai nuk kishte asgjë tjetër veçse fjalë të mira për Bayernin. Ai lavdëroi filozofinë e tyre dhe më tha se nëse shkoja atje, do të dashurohesha me ta”, përfundoi ai.

Shpërndaje në: