Mavropanos për ndeshjen me Kosovën: Do të bëjmë çdo gjë, që të arrijmë fitoren në këtë takim

Mavropanos për ndeshjen me Kosovën: Do të bëjmë çdo gjë, që të arrijmë fitoren në këtë takim

Mbrojtësi i Greqisë, Konstantinos Mavropanos ka dhënë disa komente para ndeshjes me Kosovën.

Në konferencën për shtyp, lojtari ka bërë të ditur se skuadra e tij është në Prishtinë për tri pikët.

Më poshtë mund të shihni fjalët e Mavropanos, të thëna sot.

“Nuk kemi ndonjë lojtarë të veçantë të Kosovës me të cilin do të identifikonim ekipin e tyre. Ne e dimë që Kosova është ekip shumë i fortë dhe e dimë se me kë do të ballafaqohemi”.

“E dimë që keni fituar ndaj Gjeorgjisë, por ne jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe do të mundohemi të dalim me tri pikë”.

“Do të bëjmë çdo gjë, që të arrijmë fitoren në këtë takim”.

“Nuk është grup i lehtë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, të gjitha ndeshjet janë si finale. Kemi ngjitje dhe rënie të gjitha në grup. E dimë që mund të ketë befasi, e pamë Suedinë dhe Spanjën. Ne do të mundohemi të jemi sa më lartë në kualifikim”.

“Të gjithë lojtarët janë të motivuar dhe janë të angazhuar që të arrijnë kualifikimin”, ka thënë Mavropanos.

Kosova luan para tifozëve të saj, për herë të parë pas dy viteve. /Periskopi/

Shpërndaje në: