Mazzola: Interi me Pioli do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve

Klubi e shkarkoi Frank de Boerin pas dështimit që të sillte rezultatet e kërkuara, me ç’rast skuadra ka mbetur nëntë pikë larg pozitës që çon në Ligën e Kampionëve.
Lojtari që ka zhvilluar mbi 400 ndeshje me Interin thotë se trajneri i ri, Stefano Pioli, është zgjedhje e mirë për klubin, përcjell Telegrafi.com
“Interi është në duar të mira me Piolin. Ai është një trajner shumë i mirë dhe do ta kthejë skuadrën që të bëhet sërish ambicioze – pse jo edhe në vendin e tretë”.
“Tash për tash, ata janë prapa, por kanë mbetur edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar dhe për mua Pioli është njeriu i duhur”, ka deklaruar Mazzola. /Periskopi.com