Mbahen votime: Ky zgjedhet trajneri më i mirë në dynja

Mbahen votime: Ky zgjedhet trajneri më i mirë në dynja

Edicioni 2018/19 ka qenë një prej më të mirëve në histori të Premier Leagues.

Kur Liverpooli dhe Manchester City u takuan në “Etihad” në janar, “Të Kuqtë” patën mundësinë të thellonin distancën në 10 pikë nga vendi i dytë, transmeton Periskopi.

Mirëpo, katër muaj më vonë, “Qytetarët” u shpallën kampionë, me vetëm një pikë diferencë nga vendi i dytë, Liverpooli, transmeton Periskopi.

Jurgen Kloppi e ka transformuar skuadrën nga “Merseyside” në një grup pretendent për shumë fronte, pasi u emërua trajner në tetor të vitit 2015.

Ndërkohë, Mauricio Pochettino e ka shëndrruar Tottenhamin nga një skuadër pretendente për top gjashtëshe në një skuadër që po sfidon për tituj, dhe është vetëm 90 minuta larg titullit më të madh në histori të klubit.

Por kush është trajneri më i mirë nga të gjithë – më i miri i botës?

Epo, “GiveMeSport” ka bërë një sondazh, duke kërkuar nga fansat që të votojnë për më të mirin e globit.

Dy trajnerët më të votuar dolën Pep Guardiola dhe Klopp, me këtë të fundit që doli fitimtar me 57% të votave. /Periskopi.com/

p1datoiadj1qas1fjq1n1j166kkss9.jpg

Shpërndaje në: