Mbahet e fortë Ukraina: S’ka as kompromise prapa shpinës tonë

Mbahet e fortë Ukraina: S’ka as kompromise prapa shpinës tonë

Ukraina “nuk do të lejoj që askush t’a detyroj të pranojë kompromise” si pjesë të përpjekjeve për de-eskalimin e rrezikut nga pushtimi rus, bëri të ditur Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba në një intervistë për CNN.

“Nëse dikush bën kompromise prapa shpinës sonë, ne nuk do t’i pranojmë ato. Ne nuk duam të shndërrohemi në një shtet që kap telefonin, merr instruksionet nga Fuqitë e Mëdha dhe pastaj t’i përcjellim ato”, tha Kuleba.

“Ne kemi paguar çmim të lartë, 15.000 njerëz kanë humbur jetën- që ne të kemi të drejtë të vendosim për të ardhmen tonë, për fatin tonë”, insiston ai.

Këto deklarata vijnë pasi që ministri ukrainas bëri të ditur që gëzon mbështetjen e presidentit Biden.

Ukraina ka alarmuar që Rusia po përpiqet t’a destabilizoj shtetin ukrainas, ndërsa perëndimi vazhdon t’a kërcënojë Rusinë që cdo lëvizje drejt Ukrainës do të ketë pasoja “të papara”(CNN/Periskopi)

Shpërndaje në: