Mbahet “Sfida e kodimit” në kuadër të programit “Shkollat e shekullit 21”

Mbahet “Sfida e kodimit” në kuadër të programit “Shkollat e shekullit 21”

“Sfida e Kodimit” organizohet në kuadër të programit “Shkollat e shekullit 21” dhe synon të përfshijë të frymëzojë të rinjtë në Kosovë të zgjidhin probleme të jetës së përditshme, me të cilat përballen shkollat dhe komunitetet e tyre, përmes programimit të pajisjeve.

“Sfida…” do të përdorë pajisjen micro:bit të BBC-së për t’ju mundësuar nxënësve të zhvillojnë projekte që i përgjigjen Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) dhe që eksplorojnë zgjidhje për problemet e jetës së përditshme.

Në këtë “Sfidë…” janë ftuar të marrin pjesë të gjitha shkollat që kanë përfunduar trajnimet e programit “Shkollat e shekullit 21” dhe kanë pranuar pajisjet Micro:bit.

Pas vlerësimit të 38 projekteve të dorëzuara nga shkollat në mënyrë digjitale një juri ekspertësh ka përzgjedhur 18 projektet më të mira për t’u prezantuar në “Sfidën e Kodimit” në Prishtinë.

Programi “Shkollat e shekullit 21” është një program arsimi trevjeçar, i zbatuar nga British Council dhe ka për qëllim të zhvillojë shkathtësitë kryesore të shekullit 21 të mbi një milion nxënësve të moshës 10-15 vjeç në vendet e Ballkanit Perëndimor  dhe do të përfshijë të gjitha shkollat fillore të mesme të ulëta në Ballkanin Perëndimor.

“Shkollat e shekullit 21” është një program që ofron mentorim të vazhdueshëm dhe burime të vlefshme për ngritjen e kapaciteteve të drejtorëve dhe mësuesve të shkollave, si dhe të politikëbërësve.

Programi financohet nga Qeveria britanike në shumën e 10 milionë funte.

Shpërndaje në: