Mbappe fishkëllehet nga tifozët në Parc des Princes

Mbappe fishkëllehet nga tifozët në Parc des Princes

Tifozët e Paris Saint-Germain nuk janë të kënaqur me francezin, pasi që ai nuk e rinovoi kontratën me klubin

Rikthimi i Kylian Mbappes në Parc des Princes të shtunën për herë të parë pas mbylljes se afatit kalimtar, ku ai ishte lidhur me një kalim në Real Madrid, është pritur me fishkëllima të shumta nga tifozët e Paris Saint-Germain.

Paris Saint-Germain janë kthyer në aksion në Ligue 1 të shtunën ku luajtën kundër Clermont Foot dhe tifozët e PSG ia kanë bërë të ditur ndjenjat e tyre, derisa vazhdon saga e transferimit të tij në Real Madrid.

Francezi është hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me PSG dhe nuk dëshiron që të nënshkruajë kontratë të re me klubin, e cila gjë i ka irrituar tifozët, të cilët e kanë vënë në pikëpyetje lojalitetin e tij.

Në ndeshjen e parë të PSG-së në shtëpi kundër Strasbourgut më 14 gusht, kishte tifozë që po ashtu e kishin fishkëlluar Mbappen, e ardhmja e të cilit në atë kohë ishte në ajër.

Mbappe raportohet se ka refuzuar dy oferta të PSG-së për të rinovuar dhe është e qartë që tifozët nuk janë të kënaqur me faktin që ai po refuzon nënshkrimin e kontratës së tij.

Nga ana e tij, sulmuesi prestigjioz, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme, ka shprehur përkushtimin e tij për PSG, s’paku për këtë sezon.

Në anën tjetër, as Neymar,  Angel Di Maria, Lionel Messi dhe Sergio Ramos nuk ishin në dispozicion të Mauricio Pochettinos këtë të shtunë, ndeshje të cilën ata e fituan me rezultat 4-0 kundër Clermont Foot.

Shpërndaje në: