Mbappe flet për ngjarjet e verës: Më ndihmuan të rritem, më forcuan

Mbappe flet për ngjarjet e verës: Më ndihmuan të rritem, më forcuan

Kylian Mbappe ka folur për verën e ngarkuar që pati.

Lojtari ishte i angazhuar në Kampionatin Evropian me Francën, ku u eliminua nga Zvicra, dhe ai ka folur për disa sekuenca speficike.

Mbappe ka thënë se disa ngjarje të kësaj vere e kanë bërë atë të rritet dhe të kuptojë kur duhet marrë përgjegjësi.

“Çfarë më ndodhi gjatë verës, më ndihmoi të rritem. Të marrë penallti vendimtare dhe të gaboj, dhe pastaj një transferim i dështuar – teston mendjen dhe limitet”, ka thënë Mbappe, transmeton Periskopi.

“Unë u përgjigja në mënyrën më të mirë; më forcoi”, ka shtuar francezi.

Mbappe ishte afër kalimit te Real Madrid gjatë kësaj vere, por skuadra e PSG bllokoi gjithçka. /Periskopi/

Shpërndaje në: