Mbappe i zhgënjyer që s’do të luajë kundër Madridit

Mbappe i zhgënjyer që s’do të luajë kundër Madridit

Mbappe do të mungojë kundër Real Madridit të mërkurën në Champions League.

Paris Saint Germaini ka bërë të ditur se dyshja sulmuese; Edinson Cavani dhe Kylian Mbappe, janë duke u rikuperuar mirë nga dëmtimet përkatëse, por s’do të jenë gati për lojë deri në fund të kësaj jave.

Kjo do të thotë se ata do të mungojnë kundër Real Madridit të mërkurën, sfidë që do të zhvillohet nga ora 21:00 në “Parc des Princes”.

Me t’u marrë vendimi zyrtarisht nga ana e PSG-së, ka reaguar Mbappe në rrjetet sociale.

“Jam shumë i trishtuar që nuk mund të luaj kundër Real Madrid. Do ta mbështes ekipin nga stadiumi”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Në anën tjetër, Reali udhëton në Francë pa Asensio, Modric, Isco, Valverde e Marcelo, që të gjithë të lënduar, kurse Sergio Ramos dhe Nacho janë të suspenduar.

 

Shpërndaje në: