Mbappe ka zgjedhur Realin, me pagë shumë më të vogël, ja detajet e kontratës së çmendur

Mbappe ka zgjedhur Realin, me pagë shumë më të vogël, ja detajet e kontratës së çmendur

Merkatoja është mbyllur, por çështja “Mbappé” mbart ende sekrete. Te PSG, duke ditur se po luan sezonin e fundit nën kontratë, po përpiqen me çdo mënyrë që të rinovojnë me yllin francez.

Te Real Madridi e dinë se brenda pak muajsh, më 1 janar, lojtari do të jetë i lirë të nënshkruajë kontratën e tij me entitetin e bardhë, pa pasur nevojë për ndonjë lloj miratimi nga parizienët.

“Makineria” e klubit të bardhë është në lëvizje dhe llogaritë tashmë janë bërë. Sipas “Abc”, Mbappé do të ketë një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh në “Santiago Bernabeu”.

Pra, “blindim” total nga çdo klub-shtet, sikurse është PSG dhe shpenzon shuma marramendase. E njëjta mburojë, për shembull, me të cilën Real Madridi mbron Benzema dhe Valverde.

Ajo që kishte Cristiano Ronaldo. Presiodenti Perez është i vetëdijshëm për kërcënimin e të pasurve të rinj në futboll, ndaj vitet e fundit i ka mbrojtur yjet e tij dhe të rinjtë premtues me klauzola të çmendura.

Brahim, i huazuar te Milani, ka klauzolë 750 milionë euro; Isco dhe Asensio nga 700 milionë euro; Ceballos 500 milionë euro, për të dhënë disa shembuj.

Shpërndaje në: