Mbappe: Liverpooli është klubi i pëlqyer i nënës sime

Mbappe: Liverpooli është klubi i pëlqyer i nënës sime

Kylian Mbappe i ka befasuar të gjithë së fundmi, duke e përmendur edhe Liverpoolin si opsion për të ardhmen e tij.

Madje, sulmuesi francez ka zbuluar se kishte kontakte me trajnerin Jurgen Klopp, krahas atyre me drejtuesit e Real Madridit.

E së fundmi, kampioni i botës me Francën tregoi se “Reds” janë klubi favorit i nënës së tij.

“Kam biseduar me Liverpoolin sepse është klubi i pëlqyer i mamasë sime. Mamaja ime e do Liverpoolin. Nuk e di përse, duhet ta pyesni atë. Ne i takuam ata pesë vjet më parë kur isha në Monaco. Është një klub i madh”, deklaroi Mbappe për mediat franceze.

Bota e futbollit mbeti e habitur të shtunën pasi 23 vjeçari vendosi të qëndrojë në Paris Saint-Germain dhe ta nënshkruajë një kontratë të re me kampionët e Ligue 1.

Sulmuesi francez nënshkroi një marrëveshje të re mahnitëse, e cila do ta shohë atë t’i fitojë 50 milionë euro neto në secilin prej tri viteve të ardhshme, si dhe një shumë nënshkrimi prej 100 milionë eurosh.

Përkundër interesimit shumë të madh të Real Madridit, ai e zgjodhi klubin parisien. /Gazeta Express/

Shpërndaje në: