Mbappe tek Real Madrid? Zbulohet shifra e majme

Mbappe tek Real Madrid? Zbulohet shifra e majme

Kilian Mbape konsiderohet ylli i ardhshëm i futbollit botëror, dhe pasuesi i Ronaldo-Mesi. Gara për të është e jashtëzakonshme ku si më favorite cilësohet Reali i Madridit që dëshironte shërbimet e tij që në vitin 2018.

21-vjeçari ka kontratë me Parisin deri në vitin 2022 dhe klubi francez po bën të pamundurën për të rinovuar me të, por talenti e ka refuzua vazhdimisht një rinovim kontrate.

Sipas “L’Equipe”, pas kësaj situate ndodhet Real Madrid që i ka kërkuar Mbapesë vetëm të mos rinovojë duke i premtuar kalimin në Madrid në verën e ardhshme. Ne qofte se Mbape nuk rinovon atëherë ai do i bashkohet madrilenëve në verë për afro 100 milionë euro.

Real Madrid dhe PSG kanë raporte të mira ndërmjet tyre dhe një marrëveshje nuk shikohet si e pamundur. Kujtojmë që në garë për sulmuesin francez është dhe Liverpul, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë shumën që Reali ofron.

Shpërndaje në: