Mbappe vs Ronaldo – kush ishte më i mirë në moshën e njëjtë (22 vjeç)?

Periskopi.com Sporti

Kylian Mbappe dhe Cristiano Ronaldo janë dy emrat më të komentuar në ditët e fundit, të dy për shkak të merkatos së verës.

Ylli portugez vendosi të linte aventurën me Juventus për t’u rikthyer te ish skuadra e tij Manchester United, kurse Kylian Mbappe po lidhet vazhdimisht me një kalim të mundshëm te Real Madrid.

Kylian Mbappe tashmë 22 vjeçar ka fituar shumë trofe, por ka bërë edhe një karrierë mjaft të mirë në aspektin individual, saqë pritet Reali të paguajë 200 milionë euro për të.

Në anën tjetër, Ronaldo, me pesë topa të artë në sirtar e shumë trofe të tjerë, po shkon në vitet e fundit. Por, kur ishte Cristiano 22 vjeç, cilat ishin statistikat e tij? Shihet qartazi se Mbappe është disa herë më mirë sesa ishte portugezi në moshën e tij.

Më poshtë mund ta shihni një foto ku tregohen qartë statistikat për minuta të luajtura, gola, asistime, trofe, e gjëra të tjera. /Periskopi/

Shpërndaje në: