Mbaroi koha e fjalëve: Dhjetëra politikanë i kthehen profesionit të mjekut për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit

Mbaroi koha e fjalëve: Dhjetëra politikanë i kthehen profesionit të mjekut për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit

Një kryeministër irlandez, një regjisor filmi francez dhe një deputet hungarez janë disa ndër figurat publike të cilat kanë ringjallur profesionin e tyre të mjekut për ta luftuar pandeminë e koronavirusit.

Këta janë një pjesë e vogël, e një grupi në rritje të njerëzve në politikë, arte dhe sporte që po bëhen sërish doktorë për të ndihmuar sistemet shëndetësore në këto kushte të rënda.

Leo Varadkar, kryeministri irlandez, do të punojë një ditë në javë si doktor derisa vendi i tij po përballet me një valë të të infektuarve. “Shumë prej anëtarëve të familjes dhe miqve të tij po punojnë në shërbimin mjekësor. Ai donte të ndihmonte, sado pak,” tha zëdhënësi i tij, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Varadkari, 41 vjeçar, kishte punuar si mjek në Dublin para se të mbyllte këtë karrierë për t’u bërë politikan me orar të plotë, dhe më vonë edhe kryeministër.

Koronavirusi ka bërë që mijëra punëtorë shëndetësorë në vijë të frontit të sëmuren dhe të paaftë për të punuar. Shërbimet shëndetësore gjithandej kontinentit iu kanë bërë thirrje të gjithë ish-mjekëve, e praktikanëve – çdokush me aftësi të përdorshme – që të ndihmojnë për të mbuluar zbraztinë.

Për Thomas Liltin, 43 vjeçar, regjisor dhe drejtues emisioni, ai po xhironte një dramë mjekësore televizive të quajtur “Hipokrati” në një spital ku kishte arritur pandemia. Ai e ndali filmimin dhe pak ditë më vonë filloi të punonte si mjek – një profesion të cilin e kishte ndërprerë në vitin 2014 – në të njëjtin spital.

“Unë jam bërë vullnetar për të ndihmuar në çfarëdo forme, në mënyrë që mjekët e zotë, ata që përnjëmend e dinë se çka po bëjnë, të kenë pak kohë për të pushuar, bile për disa orë.” – tha ai.

Edhe të tjera figura sportive u janë kthyer profesionit të vjetër të mjekut. Stephanie dos Santos, basketbolliste 27 vjeçare është një ndër to.

Edhe politikanët gjithandej Evropës – dhe spektrit politik – po ashtu i janë përgjigjur kësaj pandemie.

Katalin Cseh, deputet 31 vjeçar nga partia opozitare Momentum, është rikthyer nga Brukseli në Budapest dhe ka filluar ndërrimin e parë si punëtor shëndetësor vullnetar gjatë ditës së enjte.

Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe dhjetëra politikanë të tjerë. /Periskopi

Shpërndaje në: