Mbaron xhiroja dyjavëshe e Kurtit, thyen rekordin e liderëve politikë për pushime

Mbaron xhiroja dyjavëshe e Kurtit, thyen rekordin e liderëve politikë për pushime

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, qëndroi 14 ditë jashtë vendit.

Kjo vizitë zyrtare mbase mund të ketë shënuar edhe një rekordin e qëndrimit më të gjatë të një lideri kosovar jashtë Kosovës.

Paraardhësi i Kurtit, ish-kryeministri Avdullah Hoti, vizitën më të gjatë e ka sa gjysma e kryeministrit aktual.

“Në kohen kur është bërë nënshkrimi i marrëveshjes në Washington, ish-kryeministri Hoti nuk ka qëndruar më shumë se gjashtë ditë”, thanë nga kabineti i ish- kryeministrit Hoti.

Por, një ish-kryeministër që ishte para Hotit, Ramush Haradinaj, në disa raste edhe nga Amerika ishte kthyer për tre ditë.

Këtë e thanë për televizionin nga kabineti i Haradinaj, të cilët gjithashtu deklaruan se vizita më e gjatë e tij ishte tetë ditë.

E për një punë goxha të rëndësishme, kthimin e FSK-së në ushtri ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, zhvilloi vizitën më të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, ajo zgjati vetëm pesë ditë.

Për kohë përfaqërsisht të njejt edhe Hashim Thaçi, sa ishte kryeministër e president kishte qëndruar jashtë Kosovës.

Ish-këshilltari i tij, Adil Behramaj, tha se zakonisht, vizitat që kanë zgjatur më shumë kanë qenë ato në SHBA ose Japoni për shkak të udhëtimeve më të gjata, por që ish-presidenti  Thaçi është kthyer në Kosovë për gjashtë apo shtatë ditë.

Shpërndaje në: