Mbërrin grupi i parë i haxhinjëve të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka arritur grupi i parë i haxhinjëve të Kosovës, të cilët sivjet kryen obligimin fetar, haxhin.

Në pritje të tyre kishin dalë një numër i madh i familjarëve të tyre.

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se grupet e tjera të haxhive pritet që të arrijnë në Kosovë gjatë ditëve në vijim.

Këtë vit nga Kosova, haxhin e kryen 1080 persona.

Shpërndaje në: