Mbërrin në Milano futbollisti që po transferohet nga Chelsea

Mbërrin në Milano futbollisti që po transferohet nga Chelsea

Fikayo Tomori ka arritur në Aeroportin e Milanos ku pritet të bëjë testet mjekësore dhe më pas të zyrtarizohet si transferimi më i ri në klub.

Tomori ka arritur në Milano, për të kompletuar transferimin e tij tek “Rossonerët” si formë huazimi deri në qershor me mundësi blerje për një shifër rreth 25 milionë euro.

Tomori do të jetë transferimi i dytë i Milanit pas Mario Mandzukic, i cili u transferua më parë gjatë javës si transferim i ri.

Reprezentuesi anglez ka regjistruar 17 paraqitje për Chelsean dhe ka shënuar një gol, ndërsa për Kombëtaren angleze debutoi në ndeshjen ndaj Kosovës. Ai kishte nënshkruar kontratë pesë vjeçare, por pas ardhjes së Thiago Silvas si duket nuk ka gjetur shumë hapësira në formacionin bazë, pasi Lampard preferon Silvan dhe Zouman si dyshja e mbrojtjes.

Tomori shquhet si njëri nga mbrojtësit më me perspektivë në Angli, ai ishte shtylla kryesore e menaxherit Frank Lampard, në kohën kur kishte në drejtim skuadrën e Derby County.

Shpërndaje në: